Detaje rreth ngjarjes së rëndë në Shkodër


30-vjeçari Arjan Ferracaku u vra me kallashnikov në Shkodër.

Ai ishte biznesmen me emër dhe si në një film aksion, është ekzekutuar për vdekje ndërkohë që po kalëronte.

Mësohet se i riu i donte shumë kuajt, ndërkohë që në foto duket edhe vendi ku kali është vrarë me dy plumba.

Nga raportimet e fundit mësohet se autori i cili besohet të jetë një person i vetëm e ka ndjekur atë për 50 metra dhe ka qëlluar 15 herë.

Biznesmeni është qëlluar në trup 7 herë ndërsa dy plumba kanë prekur dhe kalin më të cilin po kalëronte i riu.

Policia bëri me dije se viktima nuk është i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve. /albeu.com/