Detaje rreth incidentit në Tetovë ku policia rrah një qytetarë (VIDEO)

Zëdhënësi i policisë së Tetovës Fatmir Rexhepi ka dhënë detaje për rastin ku tre policë kanë rrahur një qytetarë në qendër të Tetovës.

Rexhepi për tv Koha tha se personi në fjalë ka qenë pas furgonit të policisë ku ka pasur ngarkesë në komunikacion dhe ka filluar ti fyej me sharje dhe ofendime policët në furgon, policët ndalojnë furgonin dhe kanë dashur që ta legjitimojnë personin në fjalë por ai nuk i është përgjigjur kërkesës së policisë dhe njërit nga policët ia ka shqyer edhe uniformën e në këtë çast policët kan intervenuar dhe e kanë grushtuar personin dhe e kanë arrestuar.

Tetovari është dërguar në stacionin policorë në Tetovë dhe është lëshuar për procedurë të rregullt.

Fatmir Rexhepi  tha se ky rast do të hetohet dhe punojnë për zbardhjen e rastit.<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftetovasot2%2Fvideos%2F260548501878188%2F&show_text=0&width=266″ width=”266″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>