Detaje: Policët e “Burgut të Idrizovës” e kanë liruar të dënuarin për vrasje – në vend që të ishte në spital ka qenë duke shëtitur nëpër Shkup.

Pesë efektivë policie të ndihmuar nga një koleg i tij mundësuan arratisjen e një të dënuari për vrasje. Këtë e ka treguar hetimi i Prokurorisë për ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit. I dënuari po trajtohej në një spital privat, ndaj nga dhoma e spitalit ka shkuar në dhomën e pirjes së duhanit. Policët kanë dalë nga dhoma dhe i dënuari është arratisur me makinë. Gjashtë policë kërkohen në paraburgim sepse mund të arratisen, të fshehin gjurmët ose të ndikojnë tek dëshmitarët.

“Sipas veprimeve të përshkruara në pjesën operative të Urdhrit për zbatimin e procedurës hetimore, më datë 26.10.2023 në një objekt privat shëndetësor në Shkup, pesë të dyshuarit – zyrtarë të policisë së burgjeve në Burgun e Idrizovës Shkup, si grup, të ndihmuar me dashje nga polici i dyshuar i gjashtë i burgut – praktikant, ka mundësuar arratisjen e personit të dënuar për veprën penale “Vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal. Personi i dënuar përderisa i nënshtrohej tretmanit mjekësor, sipas rregullores është ruajtur nga policia e burgjeve të Burgut Idrizovë. Në ditën kritike, i shoqëruar nga dy oficerë të dyshuar të burgut, personi ka shkuar në dhomën e pirjes së duhanit ngjitur me spitalin. Aty së bashku me shoqërimin ka kaluar rreth gjysmë ore, pas së cilës zyrtarët e dyshuar të burgut janë larguar duke e lejuar të dënuarin të dalë nga dhoma dhe të arratiset me veturë. Të dyshuarit nuk e kanë raportuar arratisjen tek eprorët e menjëhershëm në Burgun e Idrizovës, e as të dyshuarit nga ndërrimi i dytë, por kanë qëndurar pa të dënuarin në dhomën e zbrazët në spital ku janë gjetur nga policët SPB Shkup.” thuhet në njoftimin e prokurorisë

Hetimet paraprake po kryhen edhe për 11 personat e tjerë, të cilët kanë liruar një person i cili shëtiste dhe kthehej prap në burg.

“Në të njëjtën kohë prokurori publik është duke zhvilluar procedurë para-hetimore ndaj 11 personave për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se në periudhën kohore prej 19 – 26.10.2023 kanë kryer vepër penale të vazhduar. Lirimi i paligjshëm i një person i privuar nga liria sipas nenit 373 c.v. me nenin 22 të KP. Gjatë qëndrimit të të dënuarit, të dyshuarit në cilësinë e bashkëkryerësve derisa kanë qenë në turn, e kanë liruar të dënuarin të cilit , i cili është larguar nga objekti shëndetësor pa përcjellje dhe është kthyer pas disa orësh mungesë”, thuhet në deklaratën e prokuroris..

Për këta 11 persona kërkohet ndalim i daljes nga vendbanimi, paraqitje e përkohshme në gjykatë dhe konfiskim të dokumenteve të udhëtimit.