Mbrëmë një ngjarje e rëndë tronditi Dibrën, ku u ekzekutua kryefamiljari A.P, bashkë me bashkëshorten e tij N.P dhe vajzën 13 vjeçare.
Pa Censurë mëson nga informata jo zyrtare, se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur si pasojë e konfliktit që A.P ka pasur me dhëndërrin e tij R.F i cili ka qenë gjithashtu nga Dibra por me banim në Itali.
R.F që aktualisht dyshohet si kryes i aktit makabër, ishte në një koflikt prone me kryefamiljarin e ndjerë A.P, ata ishin të acaruar për një rrugicë e cila kalonte nga shtëpia e të dyve. Ditë më parë ishin konflktuar për të njëjtën deri sa konflikti ka marrë përmasa fatale.
Personi i akuzuar si kryes i veprës, njihet si person konfliktuoz, edhe ai njëjtë si familjarët e ekzekutuar kishte ardhur në Dibër nga Italia për pushime, të cilat ju kthyen në një makth.
Në foto shihet personi i cili akuzohet për vrasjen e trefishtë R.F…
Pa Censurë do ju mbaje të informuar për detjaet.
Kjo vepër e rëndë penale është në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme të Gostivarit.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, informacione lidhur me rastin paralajmëruan gjatë ditës së sotme.
Shtëpia e të ndjerëve: