Ditën e djeshme u raportua një rast i rëndë në një motel të Kosovës.
Aty ndërroi jetë një 65 vjeçar, teksa dyshohet se ishte duke u shoqëruar nga një vajzë 27 vjeçare.
I vdekur brenda objektit të motelit mbeti Ismet Xhigoli nga fshati Bardh i Madh, komuna e Lipjanit.
Ende nuk dihet arsyeja e vdekjes së të moshuarit nga Lipjani. Në vendngjarje kanë dalur përvec ekipeve policore edhe ato të Mjekësisë Ligjore.
Ato pritet që ta zbardhin rastin e vdekjes së tij.
Derisa, Ismet Xhigoli, do të varroset sonte në ora 19:30 në varrezat e fshatit Bardh i Madh.