Më 02.12.2024, rreth orës 18:20, në SPB Shkup është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” se te ta është sjellë një person i plagosur me armë zjarri, Xh.H. (28) nga Shkupi.
Sipas raportimit, menjëherë para kësaj, në rrugën “Krste Asenov” në Çair, ai është ndaluar nga dy persona, prej të cilëve njëri ka qëlluar drejt tij me pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë.