Detaje nga vrasja e 46-vjeçarit nga Haraçina

Sot rreth orës 8 në afërsi të një pastiçerie në Kapishtec të Shkupit, përpara një kazinos është vrarë një burrë nga Haraçina, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas informative të Policisë, në orën 08.05 minuta, në kazinon e cila ndodhet në bulevardin “M.T.Gologanov” te një pastiçeri, është paraqitur se është gjuajtur me armë ndaj 46-vjeçarit nga Haraçina me inicialet N.A., i cili nuk u ka mbijetuar plagëve.

Nga ana tjetër, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit ka kryer kontroll në vendngjarjen në kazinon ku ka ndodhur vrasja.

“Sipas informatave të para, burri i vrarë është në moshë 46-vjeçare, ndërkaq në kazino ka ardhur bashkë me tre persona të tjerë, në gjendje të dukshme të alkoolizuar. Ca kohë kanë luajtur në aparate, ndërkaq më pas viktima ka filluar të përleshet verbalisht dhe të shtyhet me njërin prej personave me të cilin ka qenë bashkë në kazino. Dy të tjerët kanë tentuar t’i ndajnë, por i dyshuari ka nxjerrë pistoletën dhe disa herë ka gjuajtur ndaj të dëmtuarit. Pastaj, me kondakun e pistoletës e ka goditur disa herë në pjesën e kokës. Viktima nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria
Po kërkohet personi i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi

“Do të kryhet ekspertizë e gjurmëve dhe provave të marra nga vendi i ngjarjes dhe do të bisedohet me dëshmitarët e ngjarjes. Janë siguruar incizime nga video-mbikëqyrja e objektit.