Detaje nga vd*ekja e vullnetarit që mori vaksinën anti-covid


Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen që ngriti më shumë ankthin në botë ku një vullnetar në Brazil humbi jetën pasi i ishte nënshtruar vaksinës së koronavirusit. Sipas raportimeve doktori brazilian që vd*iq me Covid-19 pasi i ishte bashkuar vullnetarisht testimit të vaksinës së AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit nuk ishte pjesë e grupit eksperimental që mori vaksinën.

Doktori 28-vjeçari João Pedro R. Feitosa raportohet të ketë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve nga virusi më 15 tetor. Gazeta Globo dhe agjencia Bloomberg shtojnë se ai ishte në grupin e kontrollit dhe mori një placebo në vend të vaksinës që po testohet. Që prej marsit ai trajtonte pacientët me koronavirus në dy spitale të Rio-s.

Universiteti i Oksfordit reagoi menjëherë pas këtij rasti duke thënë se testimet do të vazhdojë edhe pas vd*ekjes së vullnetarit duke shtuar se një hetim i pavarur nuk kishte zbuluar ndonjë gjë shqetësim për sigurinë.

“Pas vlerësimit të kujdesshëm të kësaj çështje në Brazil nuk ka pasur shqetësime në lidhje me sigurinë e provës klinike dhe hetimi i pavarur përveç rregullatorit brazilian kanë rekomanduar që testimi të vazhdojë” thuhet në komunikatë./A2CNN