Detaje nga rasti ku një burrë vdiq pasi ra në lumin Morava

Detaje nga rasti ku një burrë vdiq pasi ra në lumin Morava (VIDEO)

06.03.2024 09:20

Detaje nga rasti ku një burrë vdiq pasi ra në lumin Morava

Të marten, një person nga Ferizaj vdiq pasi që dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Morava, afër pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia.

Lidhur me rastin janë bërë të ditura detaje të reja.

Trupi i pajetë i viktimës dyshohet se kishte kaluar pranë disa personave që në atë moment kishin qenë duke peshkuar.

“Një njeri i vdekur kalon përreth neve gjatë peshikimit, në formë thesi i zi duke mos lëvizur dhe duke mos e ditur se çfarë është. Por, pasi e dëgjoj një zë “O ku ku baba bre”, atëherë ne ndërpresim peshkimin dhe fillojmë të vrapojmë me policinë e Kosovës pas tij, dhe hyjmë deri në territor të Serbisë, ku në atë pjesë ishte një shqiptar, i cili hyri në ujë për ta nxjerrë trupin e tij për të cilin thanë se ishte i pajetë. 05/03/2024, Lumi Morava”, shkruan faqja Aktivistë Peshkimi