Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Rahovec, ku një fëmijë 3-vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore dhe për pasojë vdiq pasi u dërgua në spitalin rajonal. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia, si dhe janë zbuluar detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur në muri është rrëzuar dhe ka goditur fëmijën.
Për pasojë, 3-vjeçari u dërgua me lëndime të rënda në spital nga prindi i tij, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.”