Detaje nga policia për trupin e vdekur që u gjet dje në Malin Sharr

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftojnë se një shtetas i Sirisë, 32 vjeçar është trupi i pajetë që u gjet dje në Malin Sharr mbi fshatin Vicë.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit, është vërtetuar se me siguri bëhet fjalë për 32 vjeçarin nga Siria M. R. i cili ka pasur dokumente të falsifikuara të Spanjës.

“Mbrëmë një alpinist nga shoqata malore nga Tetova në orën 11 në SPB Tetovë ka denoncuar se në fshatin Vicë të Tetovës është vërejtur një trup i pajetë mashkulli.

Më pas SPB Tetovë dhe mjeku i mjekësisë ligjore me helikopter janë drejtuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen pa shenje dhune”, shprehen nga SPB Tetovë.

Me urdhër të prokurorit publike, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për autopsi.