Detaje nga ekz*ekutimi i shqiptarit në Islandë, deri tani 8 të arrestuar

Detaje të reja janë zbuluar për ekz*ekutimin e shqiptarit, Armando Beqiri në Islandë. Mediat vendase bëjnë me dije se policia në Reikjavik ka arr*estuar 4 persona gjatë 24 orëve të fundit. Por në pra*nga më herët kanë rënë dhe 4 persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në v*rasjen e së shtunës.

Sipas medias DV, një burrë rreth 40 vjeç nga Lituania është i arr*estuari i parë dhe për të gjykata ka vendosur një masë sigurie, 4 ditë arr*est në bu*rg, pasi dyshohet se është autori i krimit.
Ndërkohë bëhet me dije se tre persona u arrestuan në operacionet e një njësie speciale të Policisë. Kundër këtyre të arr*estuarve gjykata ka vendosur masën e sigurisë, 1 javë arr*est në bu*rg.

Po ashtu mediat përmendin se mes të arr*estuarve është dhe Anton Kristi, por avokati i tij ka mohuar që ai të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.
Armando Beqiri prej kohësh jetonte në Islandë dhe ishte integruar shumë mirë me jetën në këtë vend. Shkaqet e vrasjes nuk janë të qarta, dyshimet janë se mund të ketë ardhur si pasojë e përplasjes mes bandave, megjithatë hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.