Detaje nga djegia e kazinos në Veles / 42-vjeçari nga Buzallkova e Velesit pasi humbi paratë e dogji kazinon

Mbrëmjen e djeshme personi i cili ka humbur të gjitha paratë që kishte në një kazino në Veles ka ndezur zjarrin në hapësirën ku po luante, pas së cilës është dashur të intervenojnë zjarrfikësit dhe policia.

“Me 18 janar në ora 18:00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles kanë privuar nga liria DM (42 vjeç) nga fshati Buzallkovë, Veles, për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarrin në një kazino në Veles me lëndë të lëngshme djegëse. Zjarri është lokalizuar nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Velesit”- njofton Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles.

Personi është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë raporti përkatës.