DETAJE/ Bënte namin me mashtrime, si ra në duart e drejtësisë drejtoresha që “zhvaste” qytetarët


Në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar nga Korça, i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe në të donte të ndërtonte një hotel.

Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant.

Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1000 000 lekë. Një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme,9 mijë si fillim dhe më pas 28 mijë euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1.2 milionë euro për të ndërtuar një bujtinë.

Një tjetër qytetar nga Korça sipas Prokurorisë se Korçës i ka dhënë Sterjos 160. 000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro.

Pas disa muajsh denoncuesi, i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos t’ja kthente shumën e lekëve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte ne 4.5 milion euro.