DETAJE/ 20-vjeçarja luftoi me babain që të mos e vriste


Mediat e huaja kanë bërë publike detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares”>20-vjeçares. Raportohet se Petrit Lekaj e vrau të bijën me thikë brenda makinës, e më pas policia e gjeti edhe atë të plagosur nga plagët që kishte marrë gjatë përleshjes me të bijën, e cila po përpiqej që të shpëtonte nga vdekja.

Vrasja e 20-vjeçares”>20-vjeçares Sabrina Lekës nga i ati në Australi, ka tronditur edhe miqtë e vajzës. Një nga shoqet e ngushta të studentes, Jana Fandi tha për mediat e huaja se ajo ishte një vajzë e jashtëzakonshme, që ndihmonte këdo.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë ambicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mirë “, rrëfen mikja e Sabrinës.

Fandi tha se shoqja e saj duhej të merrte pjesë në ditëlindjen e saj të 21-të brenda pak javësh dhe ishte shkatërruese që ajo të mos ishte atje për të ndihmuar në festimin e saj. “Është e trishtueshme që ajo nuk është me ne më”, u shpreh shoqja e 20-vjeçares”>20-vjeçares.