Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, ka deklaruar sot se mbrëmë kanë pranuar kërkesë zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, se është shpallur fletarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ajo ka shpjeguar se në të njëjtën ditë dërguan kërkesë në gjykatë, ku kërkohet që t’ua përkthejnë të gjitha dokumentet në gjuhën hungareze, raporton Tv SHENJA.
“Do të thotë se në gjykatë për momentin përkthehen dokumentet. Sa të arrijnë në ministri ne menjëherë i dërgojmë në Hungari. Për momentin në Ministri paralelisht bëhet edhe shkresa ne të cilën janë dhënë arsyetimet pse kërkojmë ekstradim. Kështu që me kompletimin e të gjithë lëndës ajo do të dërgohet.
Materiali që përkthehet është shumë i madh dhe është shpërndarë në 10 përkthyes që besohet se deri nesër do të arrijnë dhe deri të shtunën të kthehet procesi”, ka deklaruar Dekovska.
Ministrja Deskovka është pyetur nëse Gruevski mund të ikë nga Hungaria për të zvarritur procesin.
“Shpresoj se përfaqësuesit në Hungari nuk do t’i shfrytëzojnë afatet maksimale të cilat janë dhënë në të drejtën ndëkombëtare në ekstradim dhe se do të veprojnë më me efikasitet në këtë proces. Nuk do të guxonin që person që kërkon azil të ikë. Shpresojmë se autoritetet hungareze do të veprojnë në pajtueshmëri me konventat evropiane dhe ndëkombëtare për azil dhe ekstradim”, deklaroi Deskovska.