DESKOSKA: NUK DUHET TË KETË AMNISTI PËR 27 PRILLIN


Ministrja e Drejtësisë, Renata Deksoka kundërshton ashpër një amnisti të mundshme për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Deskovska e cila po merr pjesë në një punëtori në Ohër për reforma në sistemin gjyqësor, komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev për pajtim kombëtar, duke thënë se nuk duhet të kuptohet si thirrje për amnisti, pasi për ato ngjargje të tmerrshme nuk mund të ketë falje.

RENATA DESKOVSKA, MINISTRE E DREJTËSISË

“Ne në kuadër të agjendës reformuese duhet të tregojmë gatishmëri si shtet të procesuojmë dhe të vijmë deri në shkallën e përgjegjësisë për rastet të cilat i udhëheq PSP, si edhe për ngjarjet e 27 prillit”

Për pajtimin, Deskovska the se ky do të ishte një proces i bisedimeve, përmes formimit të trupit në Kuvend, përbërja e së cilit akoma nuk është përkufizuar e as nuk është e njohur se si do të formohet.

RENATA DESKOVSKA, MINISTRE E DREJTËSISË

“Këtu duhet të zbatohen konsultime midis partive politike që janë në Parlament, të bisedojnë për çështje të caktuara. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ajo që ishte praktikë e keqe në të kaluarën të cilën e kanë ndjerë deputetët dhe funksionarët e LSDM-së kur u soll ligji për gjuhët, paraprakisht me ato presione, kanosje personale, tani ato u ndodhin deputetëve të cilët kanë pasur guxim të votojnë për ndryshime kushtetuese. Kjo është praktikë e cila duhet të ndërpritet.”

Por, për VMRO-DPMNE-në është i papranueshëm pajtimi i propozuar nga kryeministri Zaev për formimit të një trupi parlamentar, pasi kjo mënyrë sipas tyre është selektive dhe e padrejtë. Kordinatori i posazgjedhur i partisë më të madhe opozitare, Nikolla Micevski, tha se mund të mbështesin vetëm zgjidhje që parasheh amnisti që përfshin të gjithë personat e involvuar në ngjarjet e 24 prillit të vitit të kaluar.
NIKOLLA MICEVSKI, KORDINATOR I VMRO-DPMNE-SË

“Ajo që u ofrua si pajtim nuk e jep rezultatin e plotë që duhej ta jep sepse selektimi në mënyrën se si ofrohet pajtimi nuk është e pranueshme për VMRO-DPMNE-në. Nëse bisedohet për ligj të ri në të cilin do të përfshihen të gjithë personat e përfshirë në ngjarjet e 27 prillit, atëherë jemi të gatshëm të mbështesim ndonjë ligj të tillë”

Ditë më parë VMRO-DPMNE dorëzoi në Kuvend propozim ligj për amnisti të personave të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit dhe gjatë periudhës në vijim pritet që i njëjti të procedohet në organet e Kuvendit. Por nga shumica parlamentare janë shprehur kategorik kundër miratimit të një ligji të tillë. Arben Zeqiri