Dështon rezoluta e Vjosa Osmanit për shkarkimin e Goran Rakicit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një projekt-rezolutë ku njëra prej pikave është edhe ngritja e mocionit për shkarkim ndaj zëvendëskryeministrit të Listës Serbe, Goran Rakic, mirëpo kjo nuk ka kaluar.

Rezoluta për shkarkimin e Rakic nuk ka marrë votat e nevojshme që të hyjë në rend të ditës në seancën e sotme, partitë në pushtet në krye me LDK’në as që nuk morën fare pjesë në votim.

Iniciuesja e kësaj rezolute, kryeparlamentarja Vjosa Osmani duke arsyetuar atë tha se qeveria duhet të shkarkojë të gjithë anëtarët që bëhen pjesë kërcë*nuese ndaj shtetit të Kosovës.

“Ky kuvend ka miratuar edhe rezoluta për tema të ndryshme përfshirë për çështjen dialogut, për deklaratat e ministrave të Listës Serbe edhe në të kaluarën, rrjedhimisht duke u bazuar në atë praktikë propozojë që të hynë në rend dite ky propozim-rezolutë, të cilën do ta lexoj tani: Kuvendi i Kosovës në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës dhe nenit 52 të Rregullores së Kuvendit propozon këtë rezolutë: Pika 1, Kuvendi i Kosovës ri konfirmon se Kushtetuta e Kosovës, karakteri unitar i Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror dhe integritetit territorial janë të pa cen*ueshme. Çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit kushtetues, kundër sovranitetit të vendit tonë dhe kër*cënon themelet e shtetit të Kosovës”, tha Osmani.