Të akuzuarit për 27 prillin, ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski, ish-ministri i Arsimit Spiro Ristovski dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieki, mohuan se kanë gisht për organizimin e hyrjes së protestuesve brenda në Kuvend. Avokati mbrojtës Elenko Millanov tha se ka dëshmi që të akuzuarit nuk kanë qenë organizator për hyrjen e protestuesve në Kuvend. Shtoi se në mesazhet që i kanë dërguar të akuzuarit drejt aktivistëve të partisë VMRO DPMNE nuk përmbajnë dëshmi se kanë organizuar dhe nxitur parregullsi në Kuvend.
“Do të dëshmojnë që në asnjë moment lokacioni i telefonit të Ninxhës dhe lokacioni i telefonit të Spiro Ristovskit dhe Mile Janakievskit nuk kanë qenë në vend të njëjtë deri 22 e 13 minuta. Dua të them që të gjithë të akuzuarit nuk u kanë dhënë dëshmitë ashtu siç duhet”, tha avokati, Elenko Millanov.
Trajko Veljanovski nuk deshi të deklarohet por prej bankës së të akuzuarve tha se Prokuroria është e politizuar ndërsa ai ka bërë punën në Kuvend sipas Kushtetutës.
“Të drejtat e mia janë cenuar pasi dëshmitë e kerkuara nga PP nuk janë siguruar. Kjo prokurori është e politizuar”, deklaroi Trajko Veljanovski.
Spiro Ristovski tha se nuk ka kryer veprën që po akuzohet thotë se Prokuroria nuk është përgjigjur pasi avokati i tij ka kërkuar listën e dëshmitarëve.
“Nuk kam bërë asnjë plan dhe këtë do ta dëshmoj me dokumente se nuk kam organizuar protesta apo plan për të penguar punën në Kuvend”, tha Ristovski.
Ndërsa avokati i Mile Janakieskit tha se nuk ka elemente e as dëshmi për ta akuzuar planifikimin e dhunës në Kuvend.
“Këmi dorëzuar ekspertizë e cila duhet të përfundojë, është kërkuar ekspertizë nuk na i kanë dhënë dëshmitë pasi që ishin në procedurë e cila po mbahet në Gjykatën e Apelit për rastin tjetër. Dmth pas kësaj ekspetize do të dëshmohet se Mile Janakievski nuk i njeh një pjesë të të akuzuarve”, tha Aleksandër Novakovski.
Ish-drejtori i Drejtorisë së siguri dhe kundërzbulim Vlladimir Atanasovski nuk pati fjalim hyrës. Edhe pse ishte paralajmëruar sot që të dëshmojë kryeministri Oliver Spasovski, atë do ta bëjë javën e ardhshme kur do të vazhdojë seanca e radhës.