Dëshmitë rrëqethëse nga Turqia: S’kam ndjerë diçka të tillë në 40 vite

Rrëqethëse janë dëshmitë e personave që përjetuan tërmetin tragjik të mëngjesit të sotëm në Turqi e Siri. Një banor i qytetit turk të Gaziantepit tha në një lidhje telefonike për mediat e huaja se nuk kishte përjetuar një fenonem të tillë në 40 vite të jetës së tij.

“S’kam ndjerë kurrë diçka të tillë në 40 vite. Jemi veshur të gjithë dhe kemi dalë jashtë. Njerëzit po rrinë në makina ose po largohen prej zonës”-tha ai.

Lëkundjet e forta, ai i përshkruan si “tundjet e krevatit të një foshnjeje”.

Një tjetër banor i Damaskut shprehet se u zgjua i tmerruar nga lëkundjet.

“U zgjova i tmerruar, pikturat po binin nga muret e shtëpisë. Tani jemi të gjithë jashtë”-tha ai.

Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter u mori jetën këtë të hënë mbi 500 personave sot në Turqi e Siri./tvklan.al