Dëshmitari për “Monstrën”: Pamë kufomë dhe u paraqitëm në 192

Peshkatari Zoran Vellkovski, i cili dëshmoi në seancën e sotme për rastin “Mosntra”, theksoi se natën kritike më 12 prill të vitit 2012, së bashku me shokët ishin nisur drejt Liqenit të Smillkovës, për të peshkuar, por nga dritat e automobilit në rreth 40 metra largësi panë një trup njeriu.

“Pamë automobil. Ishte errësirë. Ne komentuam se janë peshkatarë. Por, kur e pamë trupin, na zuri paniku dhe u kthyem nëpër rrugën e vjetër deri te Rruga e Lubetenit. Aty ndaluam dhe u lajmëruam në 192, e paraqitëm rastin. Policia na tha të qëndrojmë aty. Erdhi një polic civil, mendoj se me automjet “Opel Astra”. Na tha ta dërgojmë deri te vendi. Kur u afruam, e udhëzuam me duar deri te vendi. Shkoi dhe u kthye. Na tha të qëndrojmë dhe të mos lëvizim”, tha dëshmitari Vellkovski.

Plotësisht, dëshmitari shtoi se ndërkohë atë mbrëmje, nga ana tjetër e Liqenit të Smillkovës, doli automobili “Golf 2”, me ngjyrë të kuqe. Plici, sipas dëshmitarit Vellkovski, e legjitimoi, por thekoi se nuk mban mend se sa njerëz ishin në automobil.

Gjithashtu, dëshmitari tha se më 11 prill, një ditë para vrasjes së pesëfishtë, në Liqenin e Smillkovës, ka qenë prezent një automjet BMW me ngjyrë gri.

Ndërkohë, në gjykatore ishte i pranishëm edhe dëshmitari Ilia Smilevski nga MPB, i cili kërkoi nga Gjykata t’i bëjë kërkesë ministrit, që ta lejojë të dëshmojë për këtë ngjarje. AI theksoi se në atë periudhë ka qenë shef për ruajtje nga terrorizmi, përkatësisht tani është shef për hetime nga terrorizmi. Dëshmitari Smilevski, është paraparë të dëshmojë më 24 mars.