“Kamioni im ishte njëqind metra larg autobusit që digjej. Kur zbrita, dëgjova britma. Të mbijetuarit bërtisnin dhe qanin. Fytyrat e tyre ishin të mbuluara me gjak”, shpjegon dëshmitari, i cili ishte i pari që u gjet pranë aksidentit të autobusit në Bullgari dhe u ndihmoi të mbijetuarve, transmeton “Nova” nga Bullgaria.
Personi ndodhej pranë autobusit të djegur, para se të vinin policia dhe zjarrfikësit.
“Ishin dy vajza rreth të 20-tave, njëra ishte plagosur rëndë. Njëri nga djemtë e mbante vajzën në krahë, por e ka lëshuar pasi edhe ai kishte një dëmtim në këmbë dhe mezi lëvizte. E kam lëvizur deri në fund të autostradës. Një burr bërtiste: “Bir, bir”, me sa duket djali i tij ishte në autobus. Ai madje donte të hynte, por unë e ndalova. E vetmja gjë që mund të dëgjohej nga autobusi ishte se si u thyen xhamat nga temperatura dhe se si gjithçka po digjej”, shtoi dëshmitari.