Dëshmia e vajzës që dyshohet se u dhunua nga Gjiko: Sa herë kam kryer marrëdhënie, kam qenë nën ndikimin e narkotikëve

Dëshmia e të mitrës që dyshohet se u dhunua nga Gjiko: Sa herë kam kryer marrëdhënie, kam qenë nën ndikimin e narkotikëve
Vajza e mitur, që dyshohet se është viktima e dhunimit nga këngëtari Asdren Gjikolli -Gjiko, ka deklaruar para organeve të drejtëisë, se “Sa herë që kam kryer marrëdhënie seksule me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”.Përveç kësaj ajo në deklaratën e saj e konfirmon se Gjiko ka bërë edhe fotografi dhe videoincizime derisa kanë kryer marrëdhënie seksuale. Gazeta Front Online ka publikuar për herë të parë lajmin për aktakuzën ndaj Gjikos, kurse Gazeta Insajderi, të premten ka nisur publikimin e detajeve nga aktakuza. Nga ana tjetër Gjiko po kërcënon gazetarët me padi, për të mos publikuar lajme

Ndaj reperit Asdren Gjikolli – Gjiko në mars të vitit 2017, është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim. Viktimë dyshohet të jetë një vajzë e mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën.Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, një pjesë të së cilës e ka publikuar të premten thuhet se të miturën Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare.

Prokuroria pretendon se ka prova të pakontestuesshme përfshirë edhe video e fotodokumentacione që vërtetojnë se Gjikolli ka kryer veprat pernale për të cilat akuzohet.

“Në procesverbal mbi bastisjen e shtëpisë së Gjikollit, figurojnë edhe raporti mbi këqyrjen e vendit të ngjarjes, fotodokumentacionin dhe videoincizime të siguruara si prova materiale në këtë çështje e që sipas tyre, vërtetojnë pa mëdyshje se Gjikolli ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet”, thuhet në aktakuzë.

Gazeta Insajderi, në këtë pjesë të dytë do të sjell dëshminë e viktimës [vajza e mitur], e cila e akuzon Gjikollin se e kishte droguar para se të kryente marrëdhënie seksuale më të.

Në dëshminë e saj para policisë e prokurorisë, viktima ka deklaruar se për herë të parë e ka takuar Gjikon në vitin 2015.