Deshi ta vrasë Ibrahim Tatlisesin, kaq vite u dënua sot dorasi

Abdullah Uçmak, i cili pl*agosi Ibrahim Tatlëses me ar*më në 2011, u dë*nua me 30 vjet b*urg për ‘vr*asje në tentativë me paramendim’. Vendimi u mor sot në Gjykatën turke. Sul*mi mbi këngëtarin ndodhi pasi ai la ndërtesën e një televizioni privat.
Këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, i njohur edhe në Greqi dhe Lindjen e Mesme është pl*agosur rëndë gjatë një su*lmi në Stamboll.

Ai u qëllua në kokë nga një person i paidentifikuar të djelën në mbrëmje.
Tatlises, 58 vjeç kishte vizituar zyrat e kanalit privat televiziv turk Beyaz TV bashkë me zëdhënësin e tij.
Tatlises dhe zëdhënësi u çuan në spital ku iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Këngëtari i njohur si Perandori dhe një prej artistëve më të mëdhenj në Turqi, u largua nga kanali televiziv diçka pas mesnate dhe ishte duke hipur në makinë kur ndodhi su*lmi.

Sipas njoftimeve në media, persona të ar*matosur me pu*shkë Kalashnikov u panë të largohen me makinë.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por disa gazeta kanë shkruar se zoti Tatlises është qëllur më parë në këmbë në 1990, ndërsa në 1998 i shpëtoi pa lëndim një sulmi tjetër.
Ibrahim Tatlises, që është me origjine kurde dhe nga qyteti Sanliurfa, ka rregjistruar më shumë se 30 albume dhe ka luajtur në një numër filmash.
Ai ka drejtuar edhe një program televiziv.