Dervish Hasi kishte 7 fëmijë me 3 gra, të miturën e njohu pasi i operoi nënën

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur.

42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.

Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit shprehen të shokuar për ngjarjen që ka ndodhur, dhe thonë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur është e pakonceptueshme. Një njollosje të bluzës së bardhë e konsideruan disa të tjerë, ndërsa u shprehën se për mjekët, dhe sidomos për kirurgët do duhej t’i nënshtroheshin një testi psikologjik.

Raportohet se Hasi ka 7 fëmijë me 3 nga gratë e tij, teksa gjithçka përpiqej ta justifikonte me argumentin se ishte besimtar i fesë myslimane dhe kjo ja lejonte këtë gjë.

Me gruan e parë, e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza pothuajse moshatare me të miturën, që e shfrytëzonte seksualisht prej dy vitesh, si edhe një djalë më të madh në moshë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Megjithatë, mjeku duket se nuk u mjaftua me kaq, pasi kërkonte që si partnere të kishte dhe të miturën, të cilën e njohu dy vite më parë. Në atë kohë, Hasi ishte kirugu që kreu operimin e nënës së vajzës, dhe pikërisht kjo ngjarje shërbeu për njohjen e tyre.

Pas kësaj, ai e joshi të miturën, në atë kohë vetëm 14 vjeç, duke keqpërdorur fenë myslimane. Ai e prezanonte atë si gruan e tij të katërt dhe vazhdimisht abuzonte me të seksualisht.

Mosha e të miturës duket se nuk ka përbërë në asnjë moment problem për Hasin, e kjo u vërtetua edhe pas dëshmisë së tij para autoriteteve, ku mësohet se u shpreh se në asnjë moment nuk e kishte detyruar atë të vinte në shtëpinë e tij dhe se ajo kishte shkuar me dëshirë. Këto mendime ia kishte rrënjosur dhe asaj, pasi vajza i ka dhënë policisë të njëjtën deklaratë, se gjithçka e kishte bërë me dëshirë.

Nga ana tjetër, prindërit e saj argumentuan se kishin tentuar ta ndalonin, por ajo kishte kërcënuar se nëse nuk e lejonin të shkonte tek Hasi, do kryente vetëvrasje.