Ders për të votuar – Kjo ishte tema sot në xhamitë e Shkupit

Falja e namazit të Xhumasë kësaj here nuk ishte e zakontë. Në prag të zgjedhjeve lokale disa nga hoxhallarët shfrytëzuan hydbetë e Xhamive për të bërë fjalime politike dhe thirrje për të votuar kandidatë të caktuar, kryesisht të partive në pushtet. Reagime të shumta pati nga qytetarët në rrjetet sociale, duke kërkuar që hoxhallarët ta bëjnë punën e tyre dhe xhematin mos ta shndërrojnë në elektorat. Këto veprime ashpër u dënuan edhe nga Bashkësia Fetare Islame, e cila distancohet nga retorika, siç thonë, e disa individëve për qëllime të caktuara politike.

Nga BFI, thanë se nga kabineti i Reisit gjatë ditës së djeshme kanë bërë një thirrje publike për zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike. Tentime për të keqpërdorur fenë për pikë para zgjedhor kishte edhe dje kur një grup politik bëri falje të namazit para godinës së qeverisë.