Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski tha janë në pritje të procesverbaleve nga Komisionet Zgjedhore Komunale me qëllim që të vërtetohen rezultatet dhe të vijojnë afatet për ankesa. Derkoski tha se sulmi kibernetik ndaj ueb faqes së Komisionit është denoncuar në Departamentin për krime kibernetike në MPB. Sipas tij nuk bëhet fjalë për manipulim të rezultatit zgjedhorë dhe se nuk pret ndryshim të madh të mandatave.