Derivate e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që çmimi me pakicë i benzinës të shtrenjtohet për gjysmë denari, derisa dizeli edhe më tej do të vazhdoj të shitet me çmim të njëjtë.

Kështu nga mesnata EURO-SUPER BS 95 do të shitet 48.5 denarë për litër, EURO-SUPER BS 98 do të shitet 50.50 denarë për litër ndërsa dizeli edhe këtë javë do të shitet për 45 denarë për litër.