Derisa ishte duke kryer punime në rrugën Sellcë-Vicë një 23-vjeçari rrihet nga dy persona

Më 28.08.2024, në ora 16:45, oficerët e policisë nga SPB Tetovë në Spitalin Klinik të Tetovës i kanë privuar nga liria S.I. (23) nga fshati Vicë, A.I. (21) nga fshati Vicë dhe E.H. (32) nga fshati Sellcë. Sipas raportit, S.I., ndërsa po punonte me kushërinjtë e tij në rrugën nga fshati Sellcë drejt fshatit Vicë, arriti një automjet “Audi” i drejtuar nga A.I. dhe E.H., pas çka filloi një debat dhe ndodhi një përleshje fizike me S.I.. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojë një raport i duhur.