Një grua ka shpëtuar vetëm për pak nga vdekja tragjike, pasi burri i saj tentoi ta shtypë me makinë.
Gjithçka nisi pasi ajo kërkoi divorcin, ndërsa burri i nervozuar i dha gaz makinës për ta shtypur, por për fat të mirë nuk ia arriti dot.
Incidenti tronditës u kap në kamerat e rrugës në qytetin e Khabarovsk, Rusi.
Çifti ka qenë duke debatuar brenda makinës kur gjërat filluan të nxeheshin. Gruaja i tha burrit se donte divorcin përpara se të dilte nga makina.
Por ai, i zemëruar, tenton ta shtypë. Burri i jep makinës në drejtim të gruas duke e hedhur në tokë dhe më pas përplaset në trotuar e pemë.
Gruaja, pavarësisht goditjes, arrin të ngrihet në këmbë por duket qartë se ka dhimbje të forta.
Lojtës Videosh