Deri të hënën nuk ka aplikime për dokumente personale terminët ricaktohen për javën e ardhshme

Sipas vendimit të Qeverisë për ndalim të lëvizjes së qytetarëve në disa komuna të caktuara në periudhën nga sot në ora 21:00 përfundimisht me datën 8 të këtij muaji deri në orën 5, si dhe shpallja e 5 qershorit (e premte) si ditë jopune për të gjithë qytetarët, njësitë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamenti për çështje civile (shërbimet administrative) nuk do të kenë mundësi t’i realizojnë terminët e planifikuara që qytetarët për aplikim të dokumenteve personale.

Në këtë drejtim, siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, qytetarët që kanë caktuar terminë për të aplikuar për dokumente personale për 5 qershor 2020 do të mund t’i realizojnë gjatë gjithë javës tjetër, pra nga 8 deri më 12 qershor në të njëjtën njësi rajonale, përkatësisht zyrën e disperzuar dhe në të njëjtin stacion bazë ku është caktuar termini.

“Terminët e planifikuara për ditët 6 dhe 7 qershor 2020 për aplikimin për dokumente personale në Departamentin e çështjeve administrative Shkup, do të realizohen në ditët 13 dhe 14 qershor, ndërsa termini dhe stacioni bazë mbeten të njëjta, njoftojnë nga MPB-ja./Alsat