Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se nga e hëna do të ulen çmimet e derivateve të naftës.
“Mund të jetë pak më e shtrenjtë se në Serbi, nuk besoj se dizeli është më i shtrenjtë se në vendet e tjera. Ligji për TVSH-në dhe ligji për akcizat ndoshta miratohet sot në Kuvend dhe duke pasur parasysh çmimet e djeshme në bursë dhe çmimin e dy ditëve më parë, sipas analizave të djeshme, ndërsa është shumë e rëndësishme të thuhet se nga e hëna jo vetëm që do të kemi çmime më të lira në rajon, por çmime dukshëm më të lira”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Lidhur me amendamentet e paraqitura nga VMRO-DPMNE, ministri theksoi se çdo propozim duhet të shqyrtohet, por edhe të sqarohet se pse propozohet diçka, cilat do të ishin implikimet fiskale dhe si mund të ndikojë.
Ai rekomandon partisë opozitare se tani nuk është koha për politikë dhe konkurrencë.