Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Shkup bën të ditur se nesër përfundon afati për pagesën me këste, të borxhit ndaj kësaj kompanie.
Kjo kompani u bën thirrje banorëve të Shkupit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sepse kamata nuk përfshihet në pagesë.
Marrëveshja për pagesën e borxhit me këste bëhet për një periudhë 24 mujore të pagesës së ratave./Telegrafi