Deri në vitin 2030 kërkesa e naftës në botë mund të ulet për 70%

Kalimi drastik drejt automjeteve elektrike, të udhëhequr nga Kina, do të zvogëlojë rritjen e kërkesës globale për naftë me 70 për qind deri në vitin 2030, sipas një studimi nga kompania këshilluese “Karbon Treker”.
Sipas hulumtimit, Kina mund të kursejë më shumë se 80 miliardë dollarë amerikanë në vit nga importi i naftës për 10 vjet, në sajë të automjeteve gjithnjë e më konkurruese të drejtuara nga zgjidhjet e reja të energjisë (NEV).

Sipas mediave britanike, kërkimi bazohet në skenarin “konservator” të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës (IAE), që parashikon automjetet elektrike deri në vitin 2030 do të zënë 40 për qind të shitjeve totale të makinave në Kinë dhe 20 për qind të shitjeve në Indi dhe tregje të tjera në zhvillim.
Shpenzimet e importimit të naftës së nevojshme për të prodhuar karburant për një automjet mesatar janë dhjetë herë më të larta se shpenzimet e blerjes së pajisjeve solare të nevojshme për të prodhuar energji elektrike për të furnizuar një automjet elektrik, thekson Karbon Traker në hulumtimin e tij.