Tre deri në pesë minuta janë pritjet e hyrje-daljeve nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
Sipas përditësimit të fundit, të bërë në orën 12:27, tek tabela e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar theksohet se në asnjërin prej vendkalimeve kufitare nuk ka kolona.
Po ashtu kjo qendër bën me dije edhe kushtet e rrugëve në drejtim të të gjitha pikave kufitare.
Janë vetëm rrugët nga Prishtina në Mutivodë dhe nga Podujeva në Merdarë ku ka mjegull.