Deri në fund të javës pritet të mbyllen të gjitha ankesat për kartelat pagesore

Ministrja e Financave, Nina Angellovska sot në konferencë për shtyp, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se nga 50.000 ankesat për kartelat vendore pagesore nga projekti “Blej të vendit” të arritura në adresë të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, është bërë kategorizimi i të gjitha porosive, ndërsa prej tyre janë locuar rreth 30.000 numra amë, ndërsa u është[ përgjigjur mbi 15.000 porosive. Deri në fund të javës, siç theksoi, pritet t’u përgjigjen të gjitha ankesave.

Tha se këta numra amë u janë dërguar institucioneve adekuate të Agjencisë për punësim, DAP-it, MASH-it, MPPS-së, me qëllim që të bëhet kontrollimi dhe ë informohen nëse bëhet fjalë për gabim teknik dhe personi me të vërtetë duhet të jetë në grupin dhe i përmbushë kriteret e vendosura qartë, dhe nëse është ashtu, të gjithë qytetarët, tek të cilët është bërë gabim teknik, ai do të përmirësohet dhe do t’i marrin kartelat pagesore.

Lidhur me pyetjen për punonjësit shëndetësorë, të cilët duhet të marrin 40 për qind nga rroga neto me ç’rast tek disa janë bërë gabime gjatë pagesës, Angellovska u përgjigj se Fondi për shëndetësi e ka informuar Sekretariatin e përgjithshëm se ka pasur gabime të caktuara në lista dhe të njejtat janë korrigjuar./MIA