Deri në fund të dhjetorit, së paku 11.457 denarë në llogarinë e secilit të punësuar në sektorin privat

Të punësuarit në sektorin privat do të marrin pagesën e pushimit të njohur si K-15 deri në fund të vitit, transmeton Pa Censurë.

Kompensimi vjetor për pushime do të jetë së paku 11.457 denarë.

Sipas të dhënave për lëvizjen e pagave neto/bruto për të punësuar, K-15 për këtë vit do të sillet nga minimumi 11.457 denarë e lart.  Llogaritjet bëhen sipas 40 për qind të shumës së pagës mesatare neto në tre muajt e fundit ose 40 për qind të shumës së pagës mesatare bruto në tre muajt e fundit.

Kushti që duhet të plotësohet për pagën e pushimit është që i punësuari të ketë punuar të paktën 6 muaj në vit kalendarik tek i njëjti punëdhënës dhe çdo punonjës ka të drejtën e pagesës së pushimeve një herë në vit.

Për punëdhënësit që nuk do të japin K-15 ose do t’ua kërkojnë punëtorëve, do të pasojnë gjoba të mëdha deri në 4000 euro.Pa Censurë