Deri më tani janë vaksinuar 829 fëmijë, pikat e vaksinimit punojnë deri në orën 19:00


Nga dje deri sot në orën 13:00 janë vaksinuar gjithsej 829 fëmijë me vaksinën MRP (kundër fruthit, parotitit dhe rubeolës), pasi është shpallur epidemia e fruthit në Shkup dhe është dhënë urdhër që të mos pranohen fëmijë të pa vaksinuar në çerdhe, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në orën 13:00 në pikat e vaksinimit janë vaksinuar 829 fëmijë, ndërsa qendra e vaksinimit në poliklinikat Jane Sandaski, Bit Pazar dhe Bukuresht edhe sot do të punojnë deri në orën 19:00.

Nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor thonë se gjatë ditës së djeshme dhe sotme janë bërë kontrolle pothuajse te 90 për qind e çerdheve dhe deri tani te asnjëra nuk është gjetur fëmijë i cili është i pa vaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri tani nuk ka raste të reja fëmijëve të prekur nga fruthi.