Deri më tani janë infektuar 756 profesionistë shëndetësorë: 3 mjekë humbën jetën për vetëm një javë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë që nga regjistrimi i rasteve të para me koronavirusi në Kosovë e deri më sot plotë 756 profesionistë shëndetësorë janë prekur nga COVID-19.
Ai ka theksuar se vetëm gjatë kësaj javë Kosova ka humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë: Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka.
Zëvendësministri Hoti, ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum masat mbrojtëse, dhe se personeli shëndetësor nuk nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal.

Ky është shkrimi i Hotit në Facebook:
Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë (13 mars 2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion (brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore).
Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë.
#Kujdes, mos u anko pastaj!