Deri më 15 gusht vazhdohet ndërprerja e lidhjeve ajrore dhe tokësore të Greqisë me Maqedoninë e Veriut
Ndërprerja e lidhjes ajrore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe vendimi që i referohet kufijve tokësor vazhdohet deri më 15 gusht 2020, ka njoftuar zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas.
Sot skadon vendimi nga 15 korriku për kufizimin e përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë e cila është vazhduar edhe për 15 ditë tjera.