Deri kur mund të shfrytëzohet mbështetja financiare prej 6.000 denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkujton se qytetarët, të cilët do të marrin 6.000 denarë mbështetje të njëhershme, mund ta përdorin atë në çdo periudhë pa afate dhe kufizime.

Bëhet fjalë për 300.000 qytetarë që do të marrin fondet në një llogari transaksioni, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Janë para të destinuara për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje dhe mund të përdoren pa probleme menjëherë pas pagimit të faturës. Këto fonde janë dhe mbeten për qytetarët. Për më tepër, qëllimi është të mbështesë ekonominë e brendshme duke stimuluar konsumin personal”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Kjo masë është nga pakoja e katërt për mbështetjen financiare të kategorive të cenueshme të qytetarëve. 6,000 denarë për llogari merren nga qytetarë me të ardhura të ulëta, pensionistë që kanë deri në 15,000 pensione, përfitues të së drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, të rinj të moshës 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe të tjerë duke punuar në kulturë dhe artistë të estradës. Për këtë masë, e cila do të realizohet përmes pagesës së fondeve në llogarinë ekzistuese të transaksionit të qytetarëve, janë parashikuar gjithsej 27.5 milion euro. Në faqen kupuvamdomasno.gov.mk, qytetarët mund të kontrollojnë nëse janë në listë duke futur numrin e tyre të sigurimeve shoqërore.