Derdhen në kanal 3 mijë litra alk*ool!

Shërbimi i Inteligjencës i talebanëve tha të dielën se kishte sekuestruar rreth 3,000 litra alk*ool kontraba*ndë.
Alk*ooli u derdh në një kanal në Kabul, pasi regjimi i ri islamist ndaloi dhe ndëshkoi ashpër shitjen dhe konsumimin e pijeve alk*oolike.

Në një video të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës (GDI), uniformat e shërbimeve speciale të Emiratit Islamik të Afganistanit shfaqen teksa zbrazin fuçi të mëdha në kanal.
GDI tha në një deklaratë se 3000 litra alkool u kapën dhe u shkatërruan pas një operacioni në një qark të kryeqytetit afgan, gjatë të cilit u arr*estuan tre persona.

“Muslimanët duhet të përmbahen nga prodhimi dhe konsumimi i alkoolit.”
Shitja dhe konsumimi i alk*oolit u ndalua zyrtarisht në ditët e qeverisë së mëparshme, e cila u mbështet nga Perëndimi.

Por talibanët, të njohur për interpretimin e tyre fondamentalist të ligjit islamik, e shtuan go*ditjen e tyre pasi morën pushtetin në mes të gushtit.
Ministria e Etikës dhe Parandalimit të Imoralitetit ka nxjerrë edhe rekomandime të ndryshme që kufizojnë të drejtat e grave.