Ftesa ndaj Maqedonisë vjen vonë për shkak të kontestit të emrit. Në rast tjetër ajo do vinte përpara dhjetë vitesh.
Samiti i NATO që mbahet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel do i jap ftesë zyrtare kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, megjithatë përpara se vendi i vogël ballkanik të jetë anëtari i 30-të i paktit veri-atlantik duhet të votojë “po” në referendumin e fund shtatorit dhe të dalin mbi 50 përqind e votuesve.
Kjo është pak e vështirë, pasi partia opozitare OBRM-PDUKM po mobilizohet prej tani që të shmang referendumin në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe t’u tregojë maqedonasve se bëhet fjalë për ndryshim identiteti.
Shqiptarët strikt pro ndryshimeve
Komisioni Evropian duke u treguar i matur ka evituar përmendjen e “Maqedonisë Veriore” si emër, për shkak se njëherësh presin rezultatin e referendumit. Shumica e banorëve në Maqedoni janë për anëtarësim në NATO. Por kjo vjen si pasojë e numrit të madh të shqiptarëve që e mbështesin, kurse të popullsia sllavishtfolëse ka shumë kundërshtarë të NATO.
Mburojë kundër Rusisë
Zgjidhja e kontestit të emrit do i hapte Maqedonisë edhe rrugën evropiane, por këtu ka kundërshtime prej Francës, Holandës dhe Danimarkës. Anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm, pasi mban në kufijtë ballkanik ndikimin e Rusisë. Veçanërisht gjatë periudhës së qeverisjes së VMRO-DPMNE u ngrit ndikimi rus, duke qenë edhe vend vendimtar për politikën energjetike. Qeveria e kaluar maqedonase kishte modelin “Putin” – një burrë të fortë në krye, institucione të dobëta dhe shpërbërja e shtetit ligjor.