Deputetja me pushkë në dorë mbron Ukrainën! Çdo mëngjes ushtron me pajisje ushtarake (VIDEO)


Sot biseduam me deputeten ukrainase Kira Rudik, e cila u bë e njohur pas fotografive që i publikoi me kallashnikov në dorë. Mbetet i pa njohur vendi nga i cili u paraqit deputetja për shkak të shkaqeve të sigurisë.
TV21: Do t’ju parashtroja një pyetje personale nëse më lejoni. Duke pasur parasysh se brenda natës u ndryshua gjendja në Ukrainë, si ndjeheni? Zgjoheni dhe përfundoni me pushkë në dorë. Si ndjeheni?

“Ju faleminderit shumë për këtë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë si realitet. Unë nuk njohë dikë që mendon se ky është realiteti. Përveç aktiviteteve tjera, çdo ditë shkoj te stacioni i hekurudhave dhe bisedoj me refugjatët me qëllim që t’i qetësoj, ndihmoj dhe tu jap shpresë. Këtë e bëj vazhdimisht. Çdo mëngjes ne kemi ushtrime intensive me ar*më. Edhe kur jeni shumë të lodhur kjo ndihmon që të mos jeni shumë të shqetësuar”, tha Kira Rudik, deputete e Ukrainës.

Ajo kërkon që urgjentisht të sillet vendim për mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainë për shkak se, siç thotë, Rusia më së shumti sulmon nga ajri dhe për këtë shkak pjesa më e madhe e banorëve janë në prag të ekzistencës. Nuk mund të distribuohet ushqim dhe ujë, ndërsa për ta mbijetuar ditën shkrijnë borën që të kenë ujë.

“Bëhet fjalë për diçka më shumë, përkatësisht konflikt global. Shohim që ka rrezik në gjithë planetin, nga katastrofa nukleare, përkatësisht nga pasojat nukleare. Shohim që në Evropë tashmë ka më shumë se 2.5 milion refugjat që janë në vendet anëtare të BE-së dhe andaj rikujtojmë që ky konflikt nuk është lokal, nuk është konflikt ukrainas – rus, por bartë rreziqe botërore dhe andaj i bëjmë thirrje që të na ndihmojmë ta fitojmë këtë luftë, të parandalohen katastrofat humanitare dhe vuajtjet e gjithë njerëzimit”, pohoi Kira Rudik, deputete e Ukrainës.

Nga dita e parë, ajo dhe kolegët e saj janë të armatosur dhe janë bërë pjesë e anëtarëve të rezistencës që çdo dit ruajnë territorin ukrainas. Kievi po përgatitet me ushqim, ujë dhe medikamente pasi sipas Rudik qyteti pritet të jetë nën rrethim.

“Të gjithë kanë frikë edhe nga aspekti tjetër, që është su*lmi nuklear. Shumica presin që Putin të shtyp ndonjë buton të kuq që do të shkaktojë lu*ftë nukleare. Megjithatë kjo nuk është strategjia. Ajo nga e cila kemi frikë është sulmi i mundshëm dhe ekziston mundësia që të shkatërrohen qendrat nukleare në Zapollozhje dhe Çernobil dhe pikërisht këtë e vërejmë në Çernobil ku nëse vazhdojnë aktivitetet nga pala ruse, atëherë mund të vijë deri te katastrofa nukleare”, deklaroi Kira Rudik, deputete e Ukrainës.
Rudik në fund të intervistës tha se do të rezistojnë dhe do të mbrohen, ndërsa për momentin po i ndihmon refugjatët që në mënyrë të sigurt të evakuohen.