Deputetja kosovare drejt fejesës?

Adriana Matoshi është deputete në Kuvendin e Kosovës.
Sukseset e saj nuk kanë të ndalur as në fushën e aktrimit, duke qenë njëra nga ëm, të pëlqyerat në Kosovë dhe jo vetëm, shkruan Indeksonline.

Përkundër viteve që ka, ajo vazhdon të jetë në top formë, duke përcjellë energji pozitive tek të gjithë.
Pasi shumë nga komentuesit i drejtohen me emra nga më të ndryshëm, ajo vendosi të përcjellë një mesazh.
“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme.

Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41,e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”.

Pati shumë mbështetje nga fansat e saj, po ashtu nuk mungoi as ai i partnerit, Keith.
Ai i komentoi një unazë duke i propozuar fejesë.
Deputetja ende nuk është përgjigjur, por mbase së shpejti mund të shohim një fejesë të çiftit simpatik.