Deputetja nga radhët e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi ka folur rreth abstenimit të saj ndaj Qeverisë Hoti.
Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk e ka votuar Qeverinë Hoti sepse kam qenë kundër heqjes së taksës pa një kundër vlerë.
Tutje Kadaj-Bujupi ka thënë se abstenimi im ndaj Qeverisë Hoti ka qenë për arsye parimore.
“Mos votimi i një Qeverisë nuk është hera e parë dhe është bërë për arsye parimore, unë kam votuar kundër krijimit të qeverive të tjera”
Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj, ka pasur rezerva ndaj deputetes Kadaj- Bujupi për parimet e saj, dhe sinqeritetin e saj, ai ka thënës se duke marrë parasysh që ju keni drejtuar akuza të rënda ndaj AAK’së kur keni kaluar në VV, e pastaj parpë kthimi në AAK.
“Akuzat e rënda që ka pasur ndaj AAK’së kur kishte kaluar në VV, pastaj kthimi në AAK, nuk mund të them se deputetja Kadaj-Bujupu është parimore dhe e sinqertë. Donika ka marrë vota nga një subjekt tjetër politik dhe pastaj ka kaluar në një subjekt tjetër. Abstenimi juaj nuk me bind se e ke bërë për arsye parimore:, ka thënë Mushkolaj.