Deputetja Ismaili kritikon qeverinë: Nuk keni bërë asgjë për ta ndihmuar ekonominë e vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili Ahmeti në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19 ka kritkuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë prë ta ndihmuar ekonominë e vendit.

Ismaili tha se qeveria nuk ka bërë kombinim adekuat të politikave shëndetësore dhe ekonomike duke aplikuar masa selektive që i kanë vendosur bizneset private pranë kolapsit.

“PDK ka propozuar stimuj të caktuar për t’ua zgjatur dorën bizneseve private. Ne kemi mbështetur fuqimisht çdo lëvizje të qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë. Kjo qeveri nuk është e aftë të kalojë ligje, te vetmen aftësi e ka të kalojë kohë pa bërë asgjë.”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së ka ngritur shqetësimin edhe për gjendjen e grave, të cilat kanë pësuar më shumë se burrat në këtë situatë, duke u detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

“Shume çifte dhe familje janë kthyer ne vitet e 50-ta dhe 60-ta, duket sikur jemi pas Luftës së Dyte Botërore. Me mbylljen e shkollave, izolimin ne shtëpi gjithë rëndesa ka kaluar mbi gratë. shumë prej atyre që kanë hmbur punën janë gra.”, tha ajo.