Kjo parti opozitare ka njoftuar opinionin se nga sot në Kuvend funksionon me grup të vacant parlamentar, pas vendimit të “Alternativës” për tu bërë pjesë e shumicës parlamnetare.
“Jemi sot këtu si grup parlamentar i Aleancës për Shqiptarët për ta informuar opinionin se funksionimin tonë në Kuvend do ta vazhdojmë si grup i veçant i Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht ju njoftojmë se koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar do të jetë zonja Ilire Dauti”, tha deputeti Elmi Aziri nga ASH-ja.
Tetë deputetet e Aleancës për Shqiptarët deri tani kanë funksionuar në një grup të përbashkët parlamentar me katër deputetët e “Alternativës”, ndërsa koordinator i grupit ka qenë deputeti Skender Rexhepi-Zejd.