Deputetja Ilire Dauti njofton se Diandra ka marrë shtetësinë

Deputetja Ilire Dauti ka njoftuar: Ëndrra e saj për shtetësi u plotësua. Jemi po aq të lumtur sa ajo.

Diandra Krivanjeva është 20 vjeçe, e lindur, rritur dhe shkolluar në Tetovë. Jeta e kishte sfiduar që në fëmijëri, ndërsa institucionet ia kishin rënduar këto sfida. E rritur pa prindër pasi që kishin ndërruar jetë në moshë të re, Diandra përballej edhe me vështirësitë e mungesës së shtetësisë.

Ajo ka ëndrrat e saj si çdo e re, por pashtetësia ishte pengesë për realizimin e tyre. Pas shkresës tonë zyrtare, Ministria e Punëve të Brendshme ka rishqyrtuar rastin dhe na dërgoi përgjigje pozitive duke zgjidhur përfundimisht problemin, ndërsa sot ajo pajiset me shtetësinë e shumëpritur. Kjo na bën të lumtur të gjithëve dhe na jep motiv për të vazhduar edhe më tej me të njëjtin intensitet dhe përkushtim.

Diandra sikurse edhe ne i inkurajon të gjithë që kanë probleme me shtetësinë të mos dorëzohen, sepse tashmë ligji ua mundëson realizimin e të drejtës së tyre.