Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje që është raportuar se ka arritur numrin e mjaftueshëm të votave që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj komentuesve të cilët e paragjykuan atë për lidhjes me futbollistin afrikan. Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës.
Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë të saj artistë, e një ndër ta edhe humoristi Don Pifqi e përkrahu atë me një postim në rrjetin social “Facebook”, e që më pas ndjekësin e fyen atë për lidhjen e saj. Matoshi nuk ka kursyer një përgjigje të ashpër për shumë nga komentuesit, që e paragjykojnë atë për lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka shkruar Matoshi në komentin e saj.